Shqipëria po bëhet gati për ndeshjet me Islandën dhe Moldavinë, ndërkohë që ka probleme për një nga titullarët më të rëndësishëm të kuqezinjve. Portieri Thomas Strakosha është dëmtuar dhe nuk do të jetë pjesë e kombëtares në këto dy ndeshje.
Zgjidhja është ajo e pritshmja, me Gentian Selmanin e Laçit që e zëvendëson “gardianin” e Lacios. Sezoni i mirë me kurbinasit, si dhe paraqitjet e mira me Shqipërinë U21 e bëjnë Selmanin të preferuarin në këtë moment.
Kështu, trajneri Reja për dy ndeshjet e radhës do të ketë për portën Etrit Berishën, Alban Hoxhën dhe Gentian Selmanin. Kështu shtohet numri i lojtarëve nga Superiorja që janë pjesë e kombëtares. Lorenc Trashi dhe Bruno Telushi gjithashtu janë grumbulluar nga trajneri Edi Reja.