Vasil Shkurtaj nuk ia del, Rroca nuk duket te Kukësi

Kukësi ka humbur dy ndeshjet e fundit me Luftëtarin dhe Skënderbeun, ndërkohë që përgatitet për sfidën e radhës me Partizanin. Të kuqtë janë kampionë, por e kanë një “kunj” dhe do tentojnë t’i mundin verilindorët. Gjatë kampionatin ka pasur ngacmime në distancë dhe batuta me “gjunjët” e presidentit Gjici nuk është pritur mirë.

Nga ana tjetër trajnerin Ernest Gjoka e shqetësojnë dëmtimet. Sikurse dihet, mbrojtësi Gëzim Krasniqi e ka mbyllur sezonin. Kapiteni Ylli Shameti gjithashtu është i dëmtuar, ndërkohë që në ndeshjen e fundit me probleme nga fusha ka dalë edhe Eduart Rroca.

Mesfushori kishte pasur probleme edhe gjatë javës dhe nuk e mbylli dot ndeshjen me Kukësin. Ditën e sotme ai nuk ka dalë në stërvitje dhe pritet një përgjigje pas vizitave mjekësore. Veç Rocajt një tjetër lojtarë që shqetëson është sulmuesi Vasil Shkurtaj.

Ky i fundit nuk ishte grumbulluar në ndeshjen me Skënderbeun dhe e ndoqi nga tribuna. Edhe sot ai nuk është bashkuar me grupin, çka tregon se ende problemet me shpinën nuk kanë marrë fund për të. Trajneri Gjoka shpreson që sulmuesi të jetë i gatshëm sa më parë, ashtu sikurse edhe lojtarët e tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *