VIDEO | Super Kawhi Leonard, Raptors triumf në frymën e fundit

Toronto Raptors, mes shumë vështirësive, ia ka dalë të triumfojë ndaj Milwaukee Bucks dhe të ngushtojë diferencën në 1-2 në serinë e finaleve të Konferencës së Lindjes. Kanadezët arritën të shënojnë nëntë pikë më shumë në periodën e parë dhe më pas Bucks gradualisht i barazuan shifrat. Koha e rregullt përfundoi 96-96. Shtesa e parë nuk nxori fitues, ndërkohë që në të dytën Raptors ishin më lart dhe triumfuan me rezultatin 118-112.

Kawhi Leonard ishte lideri i skuadrës vendase, teksa veç 36 pikëve ai asistoi 5 herë dhe rikuperoi 9 topa në tabelë. Ai pati mbështetje edhe nga shokët e skuadrës. Pascal Siakam (25 pikë), Norman Powell (19 pikë) dhe Marc Gasol (16 pikë, 7 asiste, 12 rebound) ishin vendimtarë në fitoren e Raptors.

Giannis Antetokounmpo, edhe pse rikuperoi 23 topa në tabelën, shënoi vetëm 12 pikë. 24 pikët e George Hill, apo edhe 20 pikët e Malcolm Brogdon, nuk ishin të mjaftueshme për Bucks që të triumfonte në ndeshjen e tretë finale me Raptors. Gjithsesi ata mbeten në epërsi pas tre ndeshjeve të para dhe janë optimistë se do të shkojnë në finale.

NBA PLAY-OFF | FINALJA E KONFERENCËS SË LINDJES
Toronto Raptors-Milwaukee Bucks 118-112 (1-2)
(30-21, 28-30; 19-24; 19-21, 7-7; 15-9)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *