Paraqitje e shkëlqyer e Gjimshitit, shtypi italian nuk kursehet me vlerësime

Paraqitja mbresëlënëse e Berat Gjimshitit kundër Juventusit nuk u anashkalua nga shtypi italian. Futbollisti shqiptar luajti për 90 minuta në qendër të mbrojtjes së Atalantës duke ofruar siguri në çdo episod të lojës.

Notat për 26-vjeçarit nga qenë ndër më të lartat në çdo portal, dhe të mendosh se në fillim të sezonit Gjimishiti nuk ishte ndër të preferuarit e trajnerit Gasperini, i cili në një moment e konsideronte mbrojtësin shqiptar si zgjedhje të pestin në radhë në hierarkinë e qendërmbrojtësve.

“tuttojuve.it” – 7 – (Nota më e lartë bashkë me Iliçiç)

“goal.com” – 6.5 – Në ndryshim nga ndeshje e parë, asgjë nuk shkoi keq. E korrigjoi plotësisht veten.

Berat Djimsiti – 6.5 – Vështirë të surprizohej nga topat e gjatë. Kishte përballë kundërshtarë të rrezikshëm për t’u kontrolluar, por nuk e humbi kurrë busullën.

“eurosport.it” – 6.5

“foxsports.it” – 6.5

“Whoscored.com” – 7.7 – Vlerësim algoritmik. Nota më e lartë te skuadra e Atalantës, vetëm Kuadrado ia kalon me një diferencë prej 0.1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *