Atalanta është më pranë se kurrë kualifikimit në Champions League. Bergamaskët ia arritën të dilnin me një pikë të artë në transfertën ndaj Juventusit. Në fund të 90 minutave tabela e rezultatit ishte 1 – 1.
Ndeshja filloi me një ceremoni për mbrojtësin Andrea Barzali, i cili luajti ndeshjen e tij të fundit në stadiumin e kampionëve të Italisë. Slloveni Iliçiç u dha avantazhin të tijve, ndërsa goli i barazimit erdhi gjatë pjesës së dytë falë kroatit Mario Mandzukiç.
Për të prerë biletën për në Champions, Atalantës i mjafton të fitojë ndeshjen e fundit, ku presin në Bergamo skuadrën e Sasuolos.
Standings provided by Sofascore LiveScore