VIDEO: Inter qesharak, Napoli tallet dhe e fut në telashe!

Napoli-Inter ishte një nga sfidat kryesore të kësaj jave në Serie A. Pas fitores së Milanit më herët kundër Frosinones, lufta për një vend në Champions League është më e fortë se kurrë, me Interin, Milanin dhe Atalantën që luftojnë për dy vende.

Napoli ishte jashtë çdo objektivi dhe zbriti në fushë për respekt të kampionatit, megjithatë, ishin të kaltrit ata që kaluan të parët në avantazh. Asamoah pason në qendër për Naingolan, i cili nuk e mbërrin dot atë top. Gulam rikuperon dhe pason për Zielinskin, me polakun që nuk mendohet dy herë dhe lëshon një predhë me të djathtën, duke shtangur Handanoviç. Vetëm 16 minuta lojë dhe Napoli në avantazh.

Më pas, në minutën e 61’ të takimit, Napoli do të shënonte dhe golin e dytë, duke siguruar në një farë mënyre fitoren. Do të ishte sulmuesi belg, Dris Mertens, ai që do të shënonte golin e sigurisë për napolitanët, që i dhane një goditje të rëndë Interit. Vetëm 10 minuta më vonë, Napoli do të shënonte sërish, kësaj radhe me anë të Fabian Ruiz. 3-0 për napolitanët, të cilët edhe pse pa objektiv në këtë sfidë, i dhane një leksion zikaltërve të Luçiano Spaletit.

Por sfida do të kishte të tjera surpriza. Fabian Ruiz, 8 minuta pasi shënoi golin e parë personal, do të shënonte sërish, për ta çuar takimin në shifrat e thella 4-0. Interi do të arrinte të shënonte, por zikaltërit u kujtuan shumë vonë. Në minutën e 81’, Mauro Ikardi do të gjente rrugën e rrjetës, me anë të një 11-metërshi.

Serie A, java 37

Napoli – Inter  4-1
Zielinski  16′, Mertens 61′, Ruiz 71′ 79′ / Ikardi 81′

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *