Milwaukee Bucks kërkon të mbyllë llogaritë sa më shpejt, teksa ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Toronto Raptors me shifrat 125-103. Kanadezët bënë më mirë vetëm në periodën e tretë, që ishte e pamjaftueshme për të shmangur humbjen. Bucks treguan forcën që në fillim, teksa në dy periodat e para arritën të shënonin 25 pikë më shumë se Raptors.
Nuk ka diskutim se kush ishte njeriu i ndeshjes. Giannis Antetokounmpo ishte i papërmbajtshëm. 30 pikë, 5 asiste dhe 17 topa të rikuperuar në tabelë: këto shifra flasin vetë për paraqitjen e greko-nigerianit.
Sigurisht ai pati mbështetje edhe nga shokët e skuadrës dhe ishin 5 basketbollistë që realizuan më shumë se 10 pikë. Kawhi Leonard në krahun tjetër ishte i pafuqishëm të bënte diçka i vetëm, edhe pse shënoi 31 pikë, më shumë se kushdo në përballjen Bucks-Raptors.
NBA PLAY-OFF | FINALJA E KONFERENCËS SË LINDJES
Milwaukee Bucks-Toronto Raptors 125-103 (2-0)
(35-21, 29-18; 31-39; 30-25)