Mançester Junajtid është një nga skuadrat më të vlefshme në botë dhe “Djajtë e Kuq” vazhdojnë të prodhojnë talente që shiten me vlera të mëdha në tregun europian. Kështu pritet të ndodhë edhe me Uilfrid Zaha, yllin e Kristal Palas.
Edhe pse ka më shumë se 4 sezone që Junajtid e shiti Zahan te skuadra londineze, “Djajtë e Kuq” do të përfitojnë sërish nga 25-vjeçari. Sipas asaj që raporton “SunSport”, Zaha do të shitet plot 85 milionë sterlina te një skuadër tjetër londineze këtë merkato, emri i së cilës nuk është mësuar ende.
Nga këto 85 milionë sterlina, Mançester Junajtid do të pëfitojë 25 milionë sterlina, për shkak të një kaluzole që është vendosur gati 5 vite më parë. Edhe pse kartoni është i plotë i Kristal Palas, Junajtid ka të drejtën të përfitoj 30% të shumës nga shitja e tij. Kjo klauzolë mësohet se është vendosur dhe te disa lojtarë të tjerë, si Markus Rashford, Antoni Martial, Angel Gomez dhe Andreas Pereira.