Kallum Hadson-Odoi është një nga të rinjtë më premtues. Për shkak të mungesës së hapësirave, e ardhmja e tij te Çelsi nuk është shumë e sigurt. Bajerni i Mynihut është klubi më i interesuar për të.
Megjithatë mediat angleze shuajnë çdo lajm që e lidh atë me gjermanët dhe raportojnë se Hadson-Odoi është i hapur për të qëndruar në Londër.
Kushtet janë që anglezi të ketë një rol primar në skuadër. Bisedimet për zgjatjen e kontratës nuk kanë filluar ende, por në ditët në vijim do të nisin negociatat e para. Çelsi është i gatshëm t’i sigurojë më shumë minuta djaloshit. Pas ikjes së Hazard te Reali i Madridit, Odoi pritet të marrë numrin 10-të.
19-vjeçari ka shfaqur një formë shumë të mirë dhe në çdo minutë, që i është vënë në dispozicion, ai e ka treguar se ja vlen të besohet te aftësitë e tij. Këtë sezon ai regjistroi edhe debutimin me kombëtaren e Anglisë, të drejtuar nga trajneri Garet Sauthgejt.