Husein kompleton Kastriotin, finalja në derë

Kastrioti po përgatitet për ndeshjen me Tiranën, një finale për skuadrën e drejtuar nga Bledar Devolli. Krutanët e dinë shumë mirë se në asnjë mënyrë nuk duhet të humbin në stadiumin “Selman Stërmasi”. Motivimi është maksimal, sidomos pas deklaratës së presidentit Refik Halili.

Ky i fundit është shprehur pas derbit që nuk e ka aspak frikë Kastriotin, madje e ka vlerësuar me zero. Kjo sigurisht që ka sjellë motivim edhe më të madh në kampin krutan. Trajneri Devolli për ndeshjen me bardheblutë do e ketë edhe më të plotë grupin e futbollistëve.

Lukman Husein ka shlyer pezullimin prej kartonëve në ndeshjen me Flamurtarin dhe mund të luajë ndaj Tiranës. Nigeriani është një nga pikat e forta të krutanëve dhe ky është një lajm i mirë për stafin teknik të Kastriotit para finales me bardheblutë. Shqetësimi i vetëm është Arlinda Kalaja, i cili mungon prej disa ditësh në stërvitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online