Mançester Siti arriti të fitonte titullin kampion në Angli vetëm në ndeshjen e fundit. Fitorja me rezultatin 1-4 në transfertë ndaj Brajtonit i dha atyre tre pikët, që i nevojiteshin për të ngritur trofeun.
Festa ka qenë e madhe dhe gëzimi nuk ka mbetur vetëm në dhomat e zhveshjes, por një video e filmuar nga stafi na tregon se festa ka vazhduar edhe në avion, gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi.
Gjatë filmimit lojtarët e Sitit këndojnë me ritmin e këngëve të tifozëve të Liverpulit. Gjatë këngës “Ole ole” bie në sy vargu “Kompani dëmtoi Salah”, ku tallen me egjiptianin dhe etiketojnë si viktimë Liverpulin, duke imituar tifozët e “The Reds” për të cilët shprehen se qajnë në tribuna dhe zihen nëpër rrugë.
Shpresojmë që kjo të mbetet e gjitha në kuadrin e një shakaje. Gjithsesi vështirë që tifozët e kuq të mos e kenë një përgjigje.