Dortmundi starton me dy super blerje, prezantohen javën e ardhshme

Borusia e Dortmundit nuk mund të presë të hapet zyrtarisht merkatoja, por starton që tani me blerjet. Kristian Pulisiç do të largohet këtë verë dhe pritet të lërë një boshllëk në ofensivën e verdhezinjve. Torgan Hazard do të jetë ylli, që do të zëvendësojë amerikanin. Borusia e Dortmundit ka arritur marrëveshjen me Monçengladbahun për transferimit e 26-vjeçarit. Shifra e transferimit të tij arrin 30 milionë eurot. Një blerje mjaft e lirë duke parë aftësitë e sulmuesit belg, që regjistron 10 gola dhe 10 asiste në Bundesligë këtë seon.

Torgan Hazard

 

Niko Shulc është përforcimi i dytë për Borusian e Dortmundit. 26-vjeçari është blerë nga skuadra e Hofenheimit për shifrën e 25 milionë eurove. Shulc është një mbrojtës me karakteristika tepër ofensive dhe shumë i shpejtë. Ai përfaqëson edhe ekipin kombëtar të Gjermanisë. Shulc ka zhvilluar 28 ndeshje me Hofenheimin këtë sezon dhe regjstron 1 gol dhe 5 asiste. Të dy lojtarët do të prezantohen në “Signal Iduna Parc” gjatë javës së ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *