Një verë e gjate dhe emocionuese i pret tifozët zikaltër. Ekipi i nevojitet një fitore në dy ndeshjet e fundit për të siguruar kualifikimin në Champions, ndërkohë që ndryshime pritet të ndodhin.
Luçiano Spaleti është në ditët e fundit të aventurës zikaltër dhe e ardhmja quhet Antonio Konte. Akordi me ish-trajnerin e Çelsit është arritur dhe mbetet vetëm zyrtarizimi i tij.
Zikaltrit kanë siguruar edhe shërbimet e Diego Godin. Kapiteni i Atletikos së Madridit do të zbarkojë në Milano me parametra zero dhe do të formojë një dyshe fantastike me Milan Shkriniar.
La Liga mbetet e preferuara e Interit, që pëlqen shumë Keilor Navas. Portieri i Realit e ka humbur postin e titullarit pas blerjes së Tibo Kurtua. 32-vjeçari nuk e pranon diçka të tillë dhe është gati për të provuar një aventurë të re.
Për Navas interesohen shumë klube dhe Interi duhet të mposhtë konkurrencën e Romës, Arsenalit, Mançester Junajtid dhe Marsejës.