Dy boksierët shqiptarë Robin Krasniqi dhe Jurgen Uldedaj rikthehen në ring të shtunën e 11 majit.
Eventi do të zhvillohet në qytetin e Magdeburgut, ndërsa organizimi kryhet nga “SES Boxing” një kompani e drejtuar nga promotori i famshëm gjerman Ulf Shtajnfort, i cili ka nën menaxhim dy atletët shqiptarë.
32-vjeçari Krasniqi, i cili ka një rekord prej 49 fitoresh (17 nokaut) do të ndeshet me gjermanin Stefan Hertel, ndërsa lezhjani Uldedaj i pamposhtur (Uldedaj) do të ketë përballë polakun Kristof Tvardovski, i cili vjen me një rekord prej 6 fitoresh dhe një humbje.