Bakajoko kthehet në çështje, Milani merr vendimin drastik!

Çështja kryesore e dy ditëve të fundit te Milani ka qenë padyshim Timue Bakajoko. Francezi u vonua në stërvitje një ditë më parë për shkakun se i kishte mbaruar karburanti i makinës, me trajnerin Gatuzo që së bashku me mesfushorin dënoi të gjithë ekipin me grumbullim deri ditën e hënë, që do të luhet ndeshja ndaj Bolonjës.

Përveçse kësaj, duket se drejtuesit kuqezi nuk janë mjaftuar me kaq. Gjobë 90 mijë euro për Bakajokon dhe… largim në verë. Çmimi i vendosur nga Çelsi prej 35 milionë eurosh duket i lartë për Milanin, që edhe në rast se do të kualifikohet për në Championsin, sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane nuk do ta aktivizojë të drejtën e blerjes për Bakajokon. Duket se gjërat në kampin kuqezi sa vijnë e përkeqësohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *