Barcelona do të presë mbrëmjen e nesërme Liverpulin, ku do të luhet ndeshja e parë gjysmëfinale e UEFA Champions League. Në kuadër të takimit ka folur Jurgen Klop, i cili në fjalët e tij një ditë më parë tha se Camp Nou është vetëm një stadium.
Sipas trajnerit gjerman, një përballje e tij do të vinte herët apo vonë dhe shpreson që ekipi i tij të paraqitet sa më mirë. Gjithashtu, Klop shton se e di që Liverpuli nuk do të jetë favorit në Spanjë, por që do të jetë një ndeshje fantastike.
“Camp Nou është thjesht një stadium. Është tmerrësisht i madh, por nuk është tempull futbolli. Përballja me Barcelonën do të vinte herët a vonë. Sheh ekipet e tjera që vuajnë në Camp Nou dhe tani e provojmë ne. Natyrisht, ne shpresojmë të luajmë mirë, edhe pse e dimë mirë që nuk jemi favoritë. Do jetë një ndeshje fantastike për gjithë tifozët”.