Virxhil Van Dijk është bërë është mbrojtësi i katërt në më shumë se 40 vite që shpallet fitues çmimit Lojtari i Vitit nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli.
Votimi ku morën pjesë të gjithë futbollistët profesionistë në Angli ishte një garë dyshe midis Van Dijk dhe Rahim Stërling, që u fitua nga holandezi. Futbollisti shtatlartë bëhet futbollisti i dytë radhazi i Liverpulit që fiton këtë çmim pas Mohamed Salah.
Në ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Londër u dorëzuan gjithashtu çmimi për lojtarin më të mirë të ri që u fitua nga Rahem Stërling dhe lojtarja më e mirë e vitit që u fitua nga sulmuesja e Arsenalit, Ana Miedema.