Arapi: Diferencën e bën sulmi, me pak afrime luftojmë për titullin

Renato Arapi, pas ndeshjes me Kukësin në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Pas kësaj periudhë jo të mirë, barazimi ishte pozitiv. Ajo që më kënaqi ishte dëshira që tregoi ekipi. Kjo të jep shpresa dhe uroj ta kemi lënë pas atë periudhë negativë që kaluam”.

“Europa? Ai është objektivi dhe do luftojmë deri  në fund. Kalendari është i vështirë dhe do mundohemi që çdo ndeshjeje t’i marrim maksimumin”, shtoi mbrojtësi durrsak, i cili beson se nëse ruhet grupi, sezonin e ardhshëm mund të luftojnë për titullin kampion.

“Kampionati? Kur erdha pritshmëritë ishin më të larta. Çeduam, erdhën lojtarët të rinj dhe ndoshta nuk u përshtatën. Uroj të ruhet grupi, pasi me pak lëvizje mund të konkurrojmë edhe për titullin kampion”.

“U mbrojtët dhe shmangët humbjen, pse të quhet hap pozitiv? Na intereson ta lexojmë si hap pozitiv, për të mbajtur moralin lart. Normal që fakti që nuk shënojmë nuk shkon. Shpresojmë ta rregullojmë këtë pjesë dhe të shënojmë në vazhdim”.

“Pjesa më e madhe e lojtarëve me eksperiencë luajnë në mbrojtje dhe nuk bëjnë dot diferencën në sulm. Ata që janë para duhet të bëjnë diferencën, sigurisht me mbështetjen tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *