Hofenhajmi nuk përfitoi nga ndalesa e Ajntrahtit të Frankfurtit për t’iu afruar zonës Champions. Djemtë e Nagelsman u befasuan në shtëpi nga Volfsburgu. 1-4 fituan me përmbysje “ujqërit”, të cilët afrohen me zonën europiane.
Hungarezi Salai kaloi vendasit në avantazh në minutën e nëntë. Hofenhajmi nuk u ndal dhe fitoi një penallti 6 minuta më vonë. Kroati Kramariç goditi shtyllën dhe humbi mundësinë për të mbyllur ndeshjen.
Volfsburgu u “ringjall” dhe arriti të barazonte ndeshjen në fundin e pjesës së parë. Miqtë shënuan edhe tre herë të tjera në 20 minutat e fundit të pjesës së dytë.
Goli i dytë i shënuar nga Vergost u ndihmua edhe nga një gafë e portierit vendas, ndërsa Volfsburgu siguroi një fitore me vlera kundër një prej ekipeve më në formë të Bundesligës.
Hofenhajmi rikthehet te humbja pas 6 rezultateve pozitive dhe renditet në vendin e shtatë me 50 pikë.
Hofenhajm-Volfsburg 1-4
(Salai 9’ / Uilliam 41’, Vergost 69’, 88’, Arnold 85’)