Nuk shkoi në kursin e gjermanishtes, Shalke pezullon mesfushorin

Shalke po përjeton një sezon të tmerrshëm. Ekipi nga Gelsenkirshen rrezikon rënien nga Bundesliga dhe për këtë arsye tensioni në skuadër është shumë i lartë.

Në këto momente gjëja më e rëndësishme është që në klub të mbizotërojë disiplina dhe për këtë po merren masa ekstreme.  Mesfushori algjerian Nabil Bentaleb ka qenë ndër lojtarët më problematik këtë sezon.

Së fundmi e përditshmja gjermane “Bild” raporton se drejtuesit e Shalkes e kanë pezulluar sërish lojtarin nga ekipi i parë për një arsye shumë të çuditshme.

Bentaleb nuk mori pjesë në mënyrë të përsëritur në seancën e kursit të gjermanishtes. Rregullat në kontratën e lojtarit janë të qarta, kush nuk shkon në kurs stërvitet me ekipin rezervë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *