Duvan Zapata zbarkoi për herë të parë në Serie A në vitin 2013. Sulmuesi qëndroi dy sezone te Napoli, aty ku luajti pak. Ai shënoi 5 gola sezonin e parë dhe 6 të dytin. Më pas Udineze, Sampdoria dhe Atalanta.
Çdo vit është përmirësuar dhe çdo sezon ka shënuar më shumë së në paraardhësin. Sot është një futbollist ndryshe, lufton, vrapon dhe shënon shumë gola.
Kolumbiani po zhvillon një sezon fantastik me Atalantën dhe një radhë e madhe klubesh interesohen për të. Zapata me shokë janë një hap larg finales së Kupës së Italisë dhe në luftë për kualifikimin në Champions Ligë.
25 gola të shënuar në të gjitha kompeticionet gjatë këtij sezoni për 28-vjeçarin. Interi është një nga klubet më të interesuara, por në garë është futur edhe… Napoli!
Në jug janë penduar për faktin që e lanë të largohej këtë futbollist dhe duan të rregullojnë gabimin e bërë para 4 vitesh. Napoli dërgon prej kohësh një përfaqësues të klubit për të ndjekur nga afër lojërat e shokut të Berishës e Gjimshitit.
Nesër zhvillohet ndeshja Napoli-Atalanta dhe palët mund të nisin kontaktet për rikthimin e bujshëm.