Esat Mala është përzgjedhur lojtari i ndeshjes Kastrioti-Partizani. Mesfushori vlerëson pikën e marrë, teksa në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “E dinim që ishte fushë e vështirë dhe forcën e kundërshtarit. E kishim përgatitur ndeshjen të ishim të qetë, t’i godisnim me kundërsulm. Mund të merrnim edhe pikët e plota, pasi patëm raste”.
“Realisht kishim menduar për tre pikët, që të ishim më të qetë në vazhdim. Si shkoi ndeshja nuk është keq një pikë. Ishim edhe me një lojtar më pak. Normalisht tre pikë do ishin më mirë”, shtoi Mala.
“Paragjykim po të humbnim? Mendoj se paragjykimet do ekzistojnë gjithmonë. Ishim përgatitur. Po humbe lë vend për paragjykim. Tani nuk kanë çfarë paragjykojnë. Bëmë më të mirë, mund të fitonim me pak kujdes”.
“Diferenca na krijon komoditet, jemi më të qetë dhe shprehemi më lirshëm në fushë. Pozicioni? Ndoshta mund të luaj djathtas unë, luaj me qejf për ekipin kudo ka nevojë. E jap maksimumin tim edhe aty”.