Muzaka bën me dhimbje koke Shehin, rikthehet Taipi

Skënderbeu luan në transfertë me Laçin të shtunën, një ndeshje mjaft e rëndësishme për korçarët. Trajneri Orges Shehi një ditë më parë nën urdhrat e tij ka pasur edhe mesfushorin Shqipërim Taipi. Ai është rikuperuar plotësisht dhe është gati për ndeshjen e radhës.

Gjithsesi gjërat në kampin korçar nuk është se po shkojnë krejtësisht mirë. Gjergji Muzaka është ai që shqetëson trajnerin Shehi. Mesfushori kryeqytetas pritet të mungojë në këtë transfertë dhe normalisht që për Skënderbeun është një mungesë e madhe.

Pavarësisht kësaj, alternativat nuk mungojnë dhe stafi teknik do të gjejë një zgjidhje. Me shumë mundësi do të rikthehet Gripshi në krah të sulmit, duke formuar treshen me Bregun e Krasniqin. Me Taipin gati, shtohen alternativat për qendrën e mesfushës. Dita, Sibo, Zani e Pervan janë gati dhe te Skënderbeu nuk është se shqetësohen shumë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *