Agjenti sqaron të ardhmen e Ekuban, transferimi thuajse i kryer

Kaleb Ekuban po bën shumë mirë te Trabzonspori, ku në muajt e fundit është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te skuadra turke.

Sulmuesi ganez  u huazua në klubin turk në fillim të sezonit nga Lids Junajtid. Teksa kanë mbetur dhe pak ndeshje nga fundi i kampionatit, ka ardhur momenti që palët të finalizojnë marrëveshjen.

Agjenti i Ekuban, Graciano Batistini, ka folur për portalin italian “tuttomercatoweb.com”, ku ka sqaruar të ardhmen e lojtarit të tij: “Ekuban po bën shumë mirë te Trabzonspori. Ka shumë shanse që të marrë pjesën në Kupën e Afrikës me Ganën. Është një futbollist me potencial dhe po e tregon këtë. Trabzonspori ka vendosur ta blejë nga Lidsi. Momenti i tij po vjen, besoj se është gati të luajë në nivele të mëdha”.

Ekuban ka në emër të tij pesë gola dhe dy asiste në Superligën turke, ndërsa në Kupa ka gjetur tri herë rrugën e rrjetës. Pak javë më parë 25-vjeçari pati një debutim ëndrrash me kombëtaren e Ganës, ku gjeti golin e parë në arenën ndërkombëtare pak minuta pasi ishte futur në fushë në ndeshen ndaj Kenias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *