Sulmuesi i Monakos, Stevan Jovetiç, ka pësuar një dëmtim të rëndë, duke këputur ligamentin e gjurit dhe duke humbur pjesën e mbetur të sezonit, ka konfirmuar klubi i Ligës 1 franceze.
Jovetiç u zëvendësua në minutën e 84-t të sfidës kundër Reims (0-0), të shtunën në mbrëmje, ndërsa tani do të mungojë gjatë.
Klubi nuk ka saktësuar sa kohë do i duhet malazezit të kthehet në fushë, por ka konfirmuar se do i duhet operacion.
Sulmuesi 29-vjeçar është shumë i pafat, sepse në karrierën e vet ka pasur një seri të tmerrshme dëmtimesh, duke nisur me një këputje ligamenti në tetor 2010, kur mungoi deri në maj 2011.
— AS Monaco ?? (@AS_Monaco) April 14, 2019