Shehi: Përgjumja na ka penalizuar, edhe Reali ka nevojë për lojtarë

Orges Shehi, trajneri i Skënderbeut, foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport për ndeshjen me Kastriotin dhe situatën në skuadrën e tij. “Gjithë kohën u themi se kanë mundësi për më shumë. Rezultatet i kanë futur në krizë. Edhe sot u pa pak tension”.

“Skuadra ka mundësi, kemi qenë në që kemi bërë mirë dhe kemi humbur nga episodet. Kemi qenë të përgjumur disa herë. Do shohim për më lart, ndoshta nuk jemi ku duhet. Do përpiqemi të mos gabojmë më në vazhdim”.

“E thashë, na motivon fakti që kemi pak javë. Duhet të kemi dëshirën e sotme. Sa i takon largimeve, jam në dijeni të lëvizjes. Nuk është e saktë ajo që është folur. Lojtarët kanë kontrata. Edhe Reali ka nevojë për ndërhyrje. Do përforcohemi. Shumica e lojtarëve do mbeten. Nuk mund të jenë të gjithë. Fundi i vitit do tregojë gjithçka”.

“Në varësi të ndeshjeve ndryshojmë. U rikthye Radas. Përdorëm edhe Pervanin, pjesa tjetër ishte e njëjtë. Pëllumbi është i ri dhe do mundohemi ta menaxhojmë. Ishin po ata lojtarë, me ndryshim të Gripshit. Edhe me atë jam i kënaqur, kur u fut bëri mirë”.

“Radas është kapiteni, nuk e shoh nga pasaporta. Është i rëndësishëm. Mungoi me Luftëtarin për një problem familjar. Me Partizanin nuk mund të futej, nuk kishte kondicionin e duhur, Është shtylla jonë prapa dhe nuk ka diskutim. Pervan dhe Muzaka mund të ndryshojnë pozicionin në varësi të lojës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online