Zllatan Ibrahimoviç vijon të jetë spektakolar këtë fillim sezoni në MLS. Suedezi ka qenë protagonist absolut në fitoren, që Los Anxhelosi i tij arriti përballë Filadelfias.
Ndeshja përfundoi me shifrat 2-0, me të dy golat që u shënuan nga sulmuesi. Fillimisht Ibra shënoi në minutën e 26-të, ku mposhti portierin pas një goditje me kokë, ndërsa dhjetë minuta më vonë u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Luis Nani gjithashtu ka nisur të dhurojë spektakël, me portugezin që shënoi një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit, por gjithsesi nuk mundi të evitonte humbjen e Orlandos së tij, që u mposht me shifrat 2-1 nga Real Salt Lake.