Ajaksi mban frymën, dëmtohet pika më e fortë e ekipit

Frenki De Jong është në dyshim për ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League ndaj Juventus. Ylli i Ajaksit u zëvëndësua që në minutën e 24-të në ndeshjen e djeshme ndaj skuadrës së Ekselsior.

22-vjeççari ishtë lojtari më i mirë i holandezëve në barazimin 1-1 të ndeshjes së parë ndaj bardhezinjve. Mesfushori ka dalë nga fusha me një dhimbje të fortë në kofshë. Akoma nuk ka një informacion të saktë sesa do të mungojë.

Megjithatë ndeshja ndaj Juventus luhet mbrëmjen e së martës dhe gjasat më të shumta janë që De Jong të mos zbresë në fushën e “Allianz Stadium”.

Kjo është mungesa e dytë për trajnerin Ten Hag, i cili do të duhet të bëjë edhe pa shërbimet e mbrojtësit argjentinas, Nikolas Taliafiko. Argjentinasi nuk do të luajë për shkak kartonësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online