VIDEO | Siguroi fitoren në Laç, Kukësi ankohet për gjykimin

Kukësi siguroi një fitore tepër të rëndësishme në Kurbin përballë Laçit vendas. Një eurogol i Limajt tre minuta përpara fundit bëri të mundur që ekipi të konfirmohet në vendin e dytë në kampionat dhe Ernest Gjoka ta nisë me fitore rikthimin në krye të stolit verilindor.

Pavarësisht fitores, klubi kuksian ka mbetur i pakënaqur nga arbitrimi i sfidës. Gjyqtar kryesor ishte Andi Koçi nga Durrësi. Verilindorët kanë pretendime për tre rastet që paraqiten në video dhe konfirmojnë faktin që do të bëjnë ankimim në Komisionin e Arbitrimit për gjykimin e ndeshjes së sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *