Grumbullohet Kastrioti, një titullar humb finalen me Luftëtarin

Kastrioti kishte humbur me Teutën në transfertë, por në shtëpi nuk fali as Kukësin pretendent për titullin kampion. Krutanët i pret një tjetër finale dhe këtë herë ndaj një rivali direkt për mbijetesë. Të mërkurën në Fushë-Krujë zbarkon Luftëtari.

Drejtuesit e klubit krutan kanë menduar t’i krijojnë skuadrës së tyre kushtet ideale, duke e grumbulluar deri ditën e ndeshjes. Kështu, i gjithë fokusi është te ndeshja dhe lojtarët po mendojnë vetëm për gjirokastritët.

Për ndeshjen e radhës, Kastrioti do vijojë të mos ketë të gatshëm Dajan Shehin të dëmtuar dhe mesfushorin Ersil Ymeraj. Ky i fundit është i pezulluar me kartonë të verdhë dhe trajneri Bledar Devolli duhet të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *