Më në fund, pas një kalvari të gjatë me shtyrje datash dhe pritje të pafundme, Totenhemi ka inaguruar stadiumin e ri. Pasi i kaloi me sukses, dy testimet e bëra në ndeshjet e moshave, tashmë “Tottenham Hotspur Stadium”, hapi dyert për herë të parë mbrëmjen e sotme.
Në një ceremoni madhështore përpara nisjes së sfidës që të zotët e shtëpisë luajnë ndaj Kristal Palas, Totenhemi shkel për herë të parë në shtëpinë e re. Stadiumi ka një kapacitet prej 62 mijë vendesh dhe kushtoi gati 1 miliard sterlina.