VIDEO | Spektakël nga talenti i Selltikut, një Dembele i ri shkëlqen në Skoci

Tri vite më parë, Karamoko Dembele, mori vëmendjen e të gjithë medieve botërore. Asokohe ishte vetëm 13 vjeç, por stërvitej me ekipin rezervë të Selltikut , me djem të paktën 6 vite më të mëdhenj.

Vitet kanë kaluar, por Dembele, i cili tashmë është 16 vjeç e tregon ndeshje pas ndeshje se është një talent i rrallë dhe në muaj në vazhdim nuk do të jetë çudi kur ta shohim të debutojë me ekipin e parë të kampionëve të Skocisë.

Në ndeshjen e zhvilluar ditën e djeshme kundër rezerva të St. Mirren, Dembele shkëlqeu duke dhënë dy asiste për skuadrën e tij. Vetëm 160 centimetra i gjatë, por atë që i mungon në gjatësi e zëvendëson me shpejtësi dhe teknikën e lartë në driblim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *