Tiranës i mbyllen dyert, jepen dënimet për sherrin me Laçin

Mbledhja e ditës së sotme e Komisionit të Disiplinës ka qenë e fokusuar te ngjarjet e ndodhura në përfundim të takimit Tirana – Laçi.

Sulmuesi anglez Majkëll Ngo është dënuar me pesë ndeshje pezullim nga aktiviteti, ndërsa te Laçi e kanë pësuar presidenti Pashk Laska (3 ndeshje), i biri i tij Kleo Laska (9 ndeshje )dhe ndihmës-trajneri Klevis Hima (9 ndeshje).

Nuk është lënë jashtë vëmendjes as goditja e gjyqtarit anësor nga një send i hedhur nga tribunat. Ky episod i ka kushtuar shtrenjtë klubit kryeqytetas, që tani i duhet të luajë katër ndeshjet e ardhshme në “Selman Stërmasi” me dyer të mbyllura.

  1. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
  2. Lojtari i KF “Tirana”, Majkëll Ngo, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  3. Zyrtari i KF “Tirana” , Emanuel Egbo , për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  4. Zyrtari i KF “Laçi” , Pashk Laska, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në stadium, në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.
  5. Zyrtari i KF “Laçi”, Kleo Laska, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 9(nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  6. Zyrtari i KF “Laçi”, Klevis Hima, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 9(nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  7. FK “Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
  8. KF “Vllaznia”, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
  9. Zyrtari i KF “Shënkolli” , Albert Rrusti, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  10. Zyrtari i KF “Vora” ,Rezart Maho, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *