Habit Zidan, i beson të birit dhe një debutuesi

Reali i Madridit pret Hueskën mbrëmjen e sotme në “Santiago Bernabeu”, sfidë e vlefshme për javën e 29-të të La Ligas. Zinedin Zidan, ka habitur që në nisje të ndeshjes, pasi në formaconin e madrilenëve ka goxha ndryshime, duke nisur që nga porta.

Në mbrojtje të katërkëndëshit është pikërisht i biri i trajnerit, Luka Zidan, i cili luan ndeshjen e parë për të këtë sezon. Gjithashtu, një emër i ri është ai i Brahim Diaz, i cili mbrëmjen e sotme bën debutimin e tij si titullar.

Marselo, Bejl e Isko konfirmohen si titullar, ndërsa një vend në 11-she ka edhe për mesfushorët Lorente e Sebajos, me Toni Kros e Luka Modriç, të cilët ulen në stol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *