Bledar Devolli komplimentoi skuadrën e tij për lojën e treguar në “Niko Dovana” ndaj Teutës. Pavarësisht humbjes, tekniku gjirokastrit vlerësoi përpjekjet e djemve të tij dhe e cilësoi golin e pësuar si diçka e ardhur nga fati i keq.
“Më vjen keq për çunat. Morëm një autogol shpejt, më pas u futëm në presion. Kemi bërë shumë gabime, sidomos në 30 minutat e parë, më pas e morëm vete. Në pjesën e dytë e vumë përposhtë Teutën jemi i vetmi ekip që e kemi bërë këtë në Durrës dhe për këtë u them një bravo çunave Do vazhdojmë të luftojmë, Tirana barazoi, Luftëtari fitoi, kemi ende dhe shumë ndeshje në lojë”.
GJENDJA E SHEHIT – “Ende nuk kam marrë vesh gjë mbi ndeshjen e lojtarit. Më vjen keq kur shikoj pamjet filmike, në radhë të parë për shëndetin e lojtarit, është një djalë i mirë dhe një futbollist shumë cilësor”.
AUTOGOLI – “Punojmë vazhdimisht në stërvitje për goditjet standarde. Goli erdhi më shumë për meritë të fatit se sa për meritë të kundërshtarit. Ajo që i ndodhi lojtarit tonë mund t’i ndodhte kujtdo”.