Luftëtari e “shkarkoi”, Shehi e Skënderbeu duan hakmarrjen

Luftëtari-Skënderbeu është takimi i parë i ditës së sotme në Superiore. Dy skuadrat kanë ndarë nga tre pikë në përballjet e mëparshme dhe sot luhet për maksimumin e pikëve. Korçarët kërkojnë të kapin vendin e tretë, kurse gjirokastritët duan të shpëtojnë nga rënia sa më parë.

Bluzinjtë janë të plotë, pasi Apeli u ka rikthyer mesfushorin Albano Aleksi. Në krahun tjetër mungon Leonit Abazi, i ndëshkua me karton të kundër Kukësit. Dejvi Bregu është dilema e madhe, por me shumë mundësi do e nisë nga fillimi sot.

E VEÇANTA – Trajneri Orges Shehi ka përjetuar një nga momentet më të këqija të sezonit ndaj Luftëtarit. Durrsaku, pas humbjes së pësuar në shtëpi me bluzinjtë, paraqiti dorëheqjen te presidenti Ardian Takaj. Ky i fundit e refuzoi dhe Shehi vijoi punën në krye të korçarëve.

Kategoria Superiore – Java 26

E shtunë, më 30 mars, ora 14:00
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

Luftëtari-Skënderbeu
Luftëtari
: Ruçi, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Ymeraj, Demo, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj.

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Radas, Kaba Sambou, Pëllumbi, Dita, Sibo, Pervan, Muzaka, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *