Objektivi i radhës, Interi kërkon sulmuesin brazilian

Interi po kërkon një lojtar cilësor për repartin ofensiv. Ëndrra e madhe quhet Federiko Kieza, por për të mbërritur te “ylli” i Fiorentinës nevojiten shumë para dhe rivaliteti është shumë i madh.

Stiven Berguijn dhe Rodrigo De Paul janë dy objektiva të tjera. Për holandezin e PSV-së ka garë me “kushërinjtë” e Milanit, ndërsa për argjentinasin e Udinezes është futur në garë Napoli i Ançelotit.

Diçka e tillë ka shtyrë drejtuesit zikaltër t’i rikthehen pistës Malkom. Braziliani është një dëshirë e vjetër. Ai u kërkua me ngul verën e kaluar, por 22-vjeçari zgjodhi Romën, për ta “tradhtuar” në fund me Barcelonën.

Aventura me ekipin katalanas nuk po shkon në mënyrën e duhur. Malkom ka shënuar 3 gola në 15 ndeshje këtë sezon (të parin ia shënoi pikërisht Interit në fazën e grupeve në Champions). Gjatë këtij viti ka luajtur vetëm në tre ndeshje, në një total prej 32 minutash.

Ai dëshiron të luajë dhe Interi është gati të përfitojë. Drejtuesit e klubit po përgatisin ofertën e duhur për të bindur Barçën që të heqë dorë nga sulmuesi i Barcelonës. Opsioni më i mundshme është huazimi i tij, që do i kënaqte kështu dy klubet dhe vetë lojtarin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *