Trajneri i Tuqisë i vendosur: Ndeshje për t’u fituar, jemi të motivuar!

Kombëtarja jonë do të presë mbrëmjen e nesërme Turqinë në “Loro Boriçi” për të nisur kualifikueset e Euro 2020. Në kuadër të sfidës, për mediat ka folur dhe trajneri i turqve, Senol Gynesh, i cili është shprehur i vendosur për fitoren, duke thënë se e njeh Shqipërinë.

NDESHJA – “Është një ndeshje për t’u fituar. Të dy skuadrat e njohin njëra-tjetrën. Ne i njohim ata, ata na njohin ne. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por duam t’i fitojmë të gjitha. Në grupin tonë të gjithë duan të fitojnë, ndaj nuk mund të mos mendoj për 3 pikët. Djemtë janë të motivuar.”

KOMBËTARJA – “Përçarje në kombëtare? Jo, aspak! Në klube sigurisht që ka, por në kombëtare diçka e tillë nuk ekziston.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *