Kristiano Ronaldo rrezikonte të dënohej nga UEFA për gjestin kundrejt tifozëve të Atletiko Madridit, duke bërë me shenjë nga organet gjenitale pas fitores në Torino, ashtu si bëri Diego Simeone në vajtje, në Madrid.
Portugezi është dënuar, por vetëm me gjobë 20 mijë euro, duke shmangur më të keqen, pezullimin.
Akuza ndaj Ronaldos ishte për sjellje të pahijshme, por UEFA nuk mund ta pezullonte, për shkak se më përpara nuk e pezulloi as Simeonen, duke e paralajmëruar dhe duke e gjobitur.
Për pasojë, Ronaldo është i gatshëm për ndeshjen e radhës në Champions, kundër Ajaksit.