Daniel Maldini mban një mbiemër që peshon shumë në botën e futbollit. I biri 17-vjeçari i Paolo Maldinit është grumbulluar së fundmi në kombëtaren U18 të Italisë, pas paraqitjeve te mira me skuadrën Primavera të Milanit.
Në një intervistë të dhënë për “Sky Sports”, sulmuesi i ri shprehu krenarinë për ftesën në kombëtare dhe objektivat që ka për të ardhmen”.
ËNDRRA DHE KËSHILLA E BABAIT – “Jam shumë i gëzuar që jam pjesë e kombëtares. Do ta nderoj fanellën “axurre” dhe ëndërroj që një ditë të kap kombëtaren e parë ashtu siç kanë bërë gjyshi dhe babai im. Gjithmonë kam pasur ndihmën dhe këshillim nga babi. Më thotë gjithmonë që të qëndroj me këmbë në tokë dhe të qëndroj i përulur në fushë dhe jashtë saj”
ROLI – Jam lojtar ofensiv, mesfushor i avancuar ose sulmues i tërhequr që mendon të shënojë. Pikat e mija të forta janë, kombinacionet e shpejta, goditjet e dënimit dhe kam aftësi për t’i kuptuar aksionet para të tjerëve”, tha Daniel.
Daniel Maldini’s top three goals for the Primavera so far this season.
— Payetista ?? ? (@PolymathBosnian) March 14, 2019