Iker Kasijas do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e Portos. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi në një deklaratë zyrtare në “Tëitter”, ku shkruhet se portieri ka rinovuar kontratën me klubin dhe shoqërohet nga një foto me momentet më të mira të portierit me skuadrën portugeze. Në postimin e klubit nuk bëhet e ditur kohëzgjatja e kontratës, por sipas mediave vendase ai pritet të jetë i lidhur me klubin deri në 2021.
37-vjeçari ka shfaqur një formë mjaft të mirë sportive me skuadrën e “Dragonjve”, ku është një pikë shumë e fortë. Në një intervistë legjenda e portës pati thënë se ndihet mirë dhe mendon se mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare. Kohët e fundit është aluduar për një rikthim në kombëtaren spanjolle, që drejtohet nga Luis Enrike.
FC Porto e Iker Casillas renovam contrato ??#FCPorto #IkerCasillas #Casillas pic.twitter.com/6mVoD3r66A
— FC Porto (@FCPorto) March 20, 2019