Ardian Mema ka folur në media dhe shënjestra ishte arbitri i ndeshjes, Olsi Sokoli. Ajo që ndodhi në Fushë-Krujë, sidomos në fund të ndeshjes, është komentuar gjatë nëpër studio televizive, ndërkohë që është shkruar shumë në mediat online dhe në gazeta.
Gjithsesi, në klubin bardheblu ende nuk kanë dalë me një reagim në lidhje me gjithçka ndodhi në takimin me Kastriotin në Fushë-Krujë. Tifozët e Tiranës, pasi në faqen zyrtare në “Facebook” u postuan foton e ndeshjes, nuk ngurruan të kritikojnë klubin. Mjafton të lexosh komentet e bëra dhe gjithçka është e kuptueshme.