Kategoria e Dytë vazhdon garën, të dielën betejat e javës së 17-të

Këtë javë nuk do të ketë pushim për skuadrat e Kategorisë së Dytë, edhe pse luan kombëtarja. Kështu, 12 ndeshjet e javës së 17-të do të luhen të gjitha ditën e diel, datë 24 mars 2019. Sërish sfidat do të nisin prej orës 15:00.

Në Grupin A, sfida kryesore mbetet Vllaznia B-Luzi 2009, ndërkohë që Tërbuni kryesues pret në Pukë skuadrën e Internacionalit. Partizani B ndeshet me Kukësin B, një ndeshje e lehtë për të kuqtë. Klosi-Ada duket si një “derbi” për t’u larguar nga fundi i renditjes. Gramshi pret në fushën e tij Spartakun e Tiranës, në një sfidë mes të barabartësh.

Në Grupin B luhen 7 ndeshje, ku Shkumbini kryesues udhëton në Përmet, ndërkohë që Devolli i vendit të dytë pret skuadrën e Naftëtarit. Ndeshje interesante do të luhet në Maliq, me vendasit që përballen me Këlcyrën. Memaliaj pret Termin, kurse Tepelena luan me Skraparin. Në Delvinë luhet “derbi” i zonës, Delvina-Butrinti.

AGRON KAJA

KATEGORIA E DYTË – Java 17

GRUPI A
E diel, 24 mars 2019
Partizani B-Kukësi B   15:00
Vllaznia B-Luzi2008    15:00
Tërbuni-Internacional15:00
Gramshi-Spartaku       15:00
Klosi-Ada                       15:00
Tirana B e Sopoti pushim

GRUPI B
E diel, 24 mars 2019
Maliqi-Këlcyra              15:00
Devolli-Naftëtari          15:00
Përmeti-Shkumbini     15:00
Butrinti-Delvina            15:00
Tepelena-Skrapari       15:00
Gramozi-Albpetrol       15:00
Memaliaj-Termi            15:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *