Laçi tani bëhet kuqezi, janë disa “arsyet”

Laçi i këtij viti nuk është aty ku duhet, por ajo që nuk ndryshon ka të bëjë me aktivizimin e të rinjve me perspektivë. Kurbinasit tashmë po dërgojnë rregullisht lojtarë nëpër kombëtare. Kështu, për ndeshjen me Turqinë dhe Andorrën, Gentian Selmani është lojtari i ftuar nga trajneri Kristian Panuçi.

Kapiteni i bardhezinjve është pjesë e rëndësishme e Shqipërisë U21, ndërkohë që ka luajtur edhe më parë me ekipet e moshave. Kuqezi është veshur së fundmi edhe sulmuesi Redon Xhixha, titullar i rëndësishëm i kurbinasve këtë sezon.

Jon Mersinaj, një tjetër element i ri, është ftuar nga trajneri i Shpresave, Alban Bushi. Ky i fundit, gjatë konferencës për shtyp para disa ditëve, deklaroi se edhe lojtarë si Elvi Berisha e Enis Çokaj janë në vëzhgim prej tij. Sulmuesi anësor edhe mund të ishte grumbulluar, por një dëmtim i pësuar para një muaji e penalizoi atë.

Në të shkuarën pjesë e kombëtareve të moshave kanë qenë edhe Erisildo Smaçi e Ded Bushi, të ftuar me Shqipërinë U20 më parë. Më i riu kuqezi i Laçit është sulmuesi Fatmir Prengaj. Futbollisti 17-vjeçar ka provuar të luajë në Superiore për disa minuta, ndërkohë që trajneri Nevil Dede e ka grumbulluar për miqësoren e radhës që Shqipëria U19 luan me Maqedoninë.

Mersinaj, Xhixha dhe Prengaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online