Nica: Ishte si një ndeshje e gladiatorëve nëpër filma!

Të dielën skuadra e Devollit arriti fitoren e radhës në Kategorinë e Dytë. Në transfertën e Këlcyrës, skuadra e drejtuar nga Stavri Nica mori tri pikët që e mbajnë në rivalitet të plotë me Shkumbinin për kreun e Grupit B. Durrsaku deklaron për SportEkspres.com se në Këlcyrë ishte një ndeshje e fortë, madje vendasit luajtën si gladiatorët nëpër filma sipas trajnerit të njohur.

“Nuk e kisha menduar të tillë ndeshjen në Këlcyrë, por me atë që përjetova them se ishte si një ndeshje e gladiatorëve nëpër filma. Vendasit kërkonin me çdo kusht rezultatin pozitiv, por realisht kishin shumë diferenca me Devollin. Midis rasteve të shumta për shënim, goli ynë erdhi pas një penalltie të saktë dhe fitorja ishte e merituar”, theksoi fillimisht Nica.

Ndërkohë që për vazhdimësinë e garës ai shton: “Ndërprerja e kampionatit nuk do ishte e mirë, gjithsesi ne jemi në përgatitje të pandëprera. Presim Naftëtarin në fushën tonë, kurse në javën e 19-të luajmë në Peqin me Shkumbinin kryesues. Për këtë sfidë do punojmë fort këto dy javë”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *