Devolli i çliruar: Skuadra tregoi b***, Tirana pati vetëm një rast

Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli ka folur troç pas ndeshjes, duke analizuar fitoren kundër Tiranën në një gjuhë shumë popullore. Tekniku i skuadrës krutane tha për “Supersport” se skuadra e tij luftoi shumë dhe fitorja kundër Tiranës i afron edhe më shumë me objektivat:

NDESHJA – “Po për këtë jam i lumtur, për djemtë, pasi kemi mundur një nga skuadrat më në formë të momentit. E kemi parë që në 3-4 ndeshjet e fundit i ka shtypur kundërshtarët. Por ne e kemi përgatitur mirë ndeshjen. Tensioni ishte i paevitueshëm, pasi e dija që në minutat e fundit do të ishim në panik. E detyruam Tiranën të luante me topa të gjatë, duke mos e parë asnjëherë Tiranën të luajë me topa të gjatë. Më falni për shprehjen, por treguam që jemi ekip me b….! Të dyja skuadrat luftuan shumë fort dhe unë jam i kënaqur edhe me fitoren 1-0”.

MBIJETESA – “Që kur e kam marrë drejtimin e Kastriotit, e dija që do ta kishim të vështirë. Tani na është bërë dyfish e vështirë, pasi kundërshtarit i marrin pikët pa luajtur. Sot Tirana ka pasur vetëm një rast. Kemi bërë ndeshje të mira, kemi punuar gjatë gjithë javës me entuziazëm. Kjo është diçka shumë pozitive për skuadrën tonë dhe të vazhdojmë kështu”, përfundoi Devolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *