Bulku: Një lojtar na shqetëson, do jemi të kujdesshëm edhe me Andorrën

Ndihmësi i Kristian Panuçit dhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Ervin Bulku, ka qenë i pranishëm në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, ku foli për gjendjen e lojtarëve të kombëtares sonë para ndeshjeve të kualifikueseve të “Euro 2020” , ndaj Turqisë dhe Andorrës

“Tani e kemi skuadrën e gatshme. Në të shkuarën kemi pasur shumë mungesa, dëmtimet kapën deri në 80% të skuadrës. Më gëzon fakti që tani 99% e grupit marrin minuta të kënaqshme. Gjithsesi para pak orësh mu njoftua se kemi një problem me një ndër lojtarët e grumbulluar. Situata e tij është në pikëpyetje. Të dielën do të vijë në Shqipëri e do të kryejë analizat mjekësore. Emrin nuk mund ta bëj të ditur për momentin”.

“Sukses do të konsideroheshin gjashtë pikët, por edhe nëse marrim katër pikë besoj se mund të quhet një rezultat pozitiv, pasi Turqia është një kundërshtar shumë i fortë. Po të nisemi me tri pikë nga ndeshje me Turqinë do të shkojmë me moral të lartë drejt Andorrës. Nuk jam dakord që ta nënvlerësojmë Andorrën, në futbollin modern diferencat janë zvogëluar shumë”.

GUIDARA – “Po presim një përgjigje. Trajneri ka folur me agjentin, por për momentin kemi ende punë me dokumentet. Nëse do të thërritet shpresoj që të kemi një përgjigje pozitive”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *