Eliminim i pafalshëm, Sevilja merr masën drastike

Sevilja pësoi një eliminim të pabesueshëm kundër Sllavias së Pragës. Ndeshja e zhvilluar në kryeqytetin çek përfundoi në barazim 2-2. I njëjti rezultat i ndeshjes së parë dhe të dy ekipet vazhduan betejën në shtesa.

Vaskez gjeti golin e avantazhit dhe u mendua se ekipi andaluzian, që ka fituar 5 herë këtë kompeticion që nga viti 2006, do të kalonte më tej, por vendasit u treguan të papërmbajtshëm, shënuan dy herë dhe merituan kualifikimin në çerekfinale.

Pablo Maçin

Eliminimi ka lënë pasoja te Sevilja. Drejtuesit e klubit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Pablo Maçin gjatë ditës së sotme. 43-vjeçari, i cili u bë i njohur për sezonin shumë të mirë të zhvilluar me Zhironën, u bë trajner i Seviljës me 28 maj të vitit të kaluar.

Aventura e tij zgjati më pak se një vit. Rolin e trajnerit e ka marrë Zhoakin Kaparros. Ky i fundit mban rolin e drejtorit sportiv, por nuk është hera e parë që ulet në stol. Vitin e kaluar ai mori drejtimin e përkohshëm të ekipit pas shkarkimit të Vinçenco Montelës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *