Pierr Emerik Obamejang ishte njeri që i shmanu eliminim e turpshëm Arsenalit nga “Europa League”, duke shënuar dy gola dhe duke asistuar një herë. Fitorja 3-0 e “Topçinjve” mbrëmjen e së enjtes kundër Rene mjaftoi për të shmangur eliminim, pas humbjes 3-1 në Francë.
Obamejang u shpall njeriu i takimit dhe sulmuesi tregoi se është në një formë të shkëlqyer këtë sezon. Të premten, u hodh shorti i çerekfinaleve në “Europa League”, ku Arsenali do të përplaset me Napolin. Për këtë sfidë, Obamejang tha fjalën e tij, ku me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, shkroi: “Çfarë shorti! Le të ndeshemi Napoli! Do të shoh dhe dy miqtë e mi, Malkuit dhe Gulam”.
Good morning !!
What a draw !!
Let’s go to Napoli ??and face my friends @KevzRose and @GhoulamFaouzi pic.twitter.com/Cuwl6vb3ZU— Aubameyang P-E (@Aubameyang7) March 15, 2019