Boksier i peshave të rënda Senad Gashi do të rikthehet në ring më datë 20 prill në “O2 Arena” në Londër. Sportisti me origjinë shqiptare do të ndeshet me boksierin anglez Derek Çizora, një emër ky mjaft i njohur në botën e boksit,, pasi më parë ka qenë mbajtësi i titullit kampion bote.
Gashi do të përpiqet të rikthehet te fitorja, pas në duelin e fundit u mund me nokaut nga boksier franko-kamerunas, Karlos Takam.
Ndërkohë nga një situatë e ngjashme vjen edhe 35-vjeçari Çizora. Ish-kampioni i botës vjen gjithashtu nga një humbje nokaut ndaj Dillian Uajt.
Dereck Chisora vs. Senad Gashi on April 20 on Sky pic.twitter.com/ngmxbDrh9J
— ????????????? (@boxingP4Pnews) March 11, 2019